Lajme

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, 52-vjeçarja dërgohet pa shenja jete në Emergjencë

05/04/2022 15:21
nga:N M

Një 52-vjeçare është dërguar sot pa shenja jete nga Ferizaji në Qendrën Emergjente në Shtime.

Sinjali mëson se fillimisht bashkëshorti i të ndjerës ka kërkuar ndihmë nga Emergjenca, për të intervenuar, meqë ajo kishte probleme shëndetësore.

Autoambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “Shaqir Tërshana” në Ferizaj, ku e kanë marrë viktimën dhe e kanë dërguar në Emergjencë, por fatkeqësisht pa shenja jete.

Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që të nisin hetimet për “vdekje të dyshimtë”.

Nis takimi Kurti – Scholz