Sporti

Do të largohet në fund të sezonit, Juventus identifikon pasuesin e Dybalas

05/04/2022 14:49
nga:Mergim Rreci

Juventus e ka identifikuar sulmuesin e Chelseat, Christian Pulisic si një objektiv transferimi , sipas Tuttosport.

E ardhmja e futbollistit amerikan është vënë në dyshim pas komenteve nga babai i tij për mungesën e minutave në “Stamford Bridge”, përcjell GazetaBlic Sport.

Juve po e shikon Pulisicin si një zëvendësues të mundshëm për Paulo Dybala teksa ai i afrohet fundit të kontratës, por Giacomo Raspadori i Sassuolo është gjithashtu në listën e tyre të ngushtë.