Lajme

Presidenti i ri, nis mbledhja e Konferencës së Kryetarëve: Alibeaj kërkon të jetë me kamera

05/04/2022 13:09
nga:G B

Ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja do të jetë në praninë e mediave, me kërkesë të Enkelejd Alibeajt.

“Faleminderit që kjo mbledhje ndryshe nga tradita të transmetohet live. Unë besoj se di ka të gjitha parametrat që një mbledhje e tillë t’i përcillet publikut drejtpërdrejt”, u shpreh Alibeaj.

Me këtë mbledhje nis kështu zyrtarisht procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

PS ka propozuar datën 10 maj për raundin e parë.  Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt maxhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në dy raundet e fundit.