Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk ka konfirmuar se do të tentohen evakuime shtesë nga jugu i Ukrainës në Zaporizhzhia sot.
Kjo vjen pas lajmit se autokolona ishin nisur të mërkurën nga “rajoni i Azovit” të qytetit jugor të rrethuar të Mariupolit, raporton Skynews, përcjell Gazeta Blic.
Është e paqartë nëse këta njerëz ishin nga fabrika e çelikut Azovstal, e cila është nën bombardimet e rënda ruse.
Më vonë do të tentohet evakuimi nga dy vende, njëri nga Tokmak, një qytet midis Melitopolit dhe Berdyans’k, në orën 15:00 dhe Vasylivka, në rajonin e Zaporizhzhia, në orën 16:00.