Lajme

Burri shkon në vendin e punës së ish-bashkëshortes, e rrah atë dhe kolegun e saj

05/04/2022 09:52
nga:G B

Policia e Kosovës njofton se një rast i dhunës në familje ka ndodhur të hënën rreth orës 17:30 në Mitrovicën e Veriut.

Siç bëhet e ditur, i dyshuari, shtetas i Kosovës është arrestuar pasi ka shkuar në vendin e punës së ish-bashkëshortes dhe ka sulmuar atë dhe një koleg të saj.

“Mitrovicë-Veri, 02.05.2022 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka shkuar në vendin e punës të ish bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare, ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten dhe një kolegë të saj mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas këtij raporti, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia përmes raportit njofton se në 24 orët e fundit kanë ndodhur edhe katër raste të tjerë të dhunës në familje.