Superliga e Kosovës vjen sot me tri ndeshje shumë interesante.
Disa ndeshje interesante janë në program sot, me fazën e fundit që po zhvillohet në nivelin elitar të futbollit tonë, shkruan GazetaBlic Sport.
Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në derbin e madh kosovar, Gjilani – Drita. Të dy skuadrat synojnë pozitën e dytë në renditjen tabelare, pasi gjasat për titull tashmë duket se janë shuar, me Ballkanin që pothuajse e ka ‘blinduar’ pozitën e parë.
Prishtina në krizë të thellë nuk pritet të ketë shumë punë të vështirë ndaj Feronikelit, kurse Dukagjini kërkon fitore me çdo kusht ndaj Ulpianës, në garën e madhe të mbijetesës.



