Lajme

Udhëheqësit e Kishës Ortodokse Serbe në Patrikanën e Pejës

05/04/2022 09:18
nga:Astrit Gashi

“Patriarku serb Porfirije ka mbërritur mbrëmë në selinë e lashtë të patriarkëve serbë në Patrikanën e Pejës”, pretendohet në ueb faqen e Kishës Ortodokse Serbe.

Patriarku Porfirije me këtë rast ka pretenduar se “përsëri kanë ardhur në shtëpi”.

“Zoti qoftë gjithmonë këtu dhe çdo gjë që mendojmë, themi dhe bëjmë i ka rrënjët këtu. Meqenëse ato rrënjë këtu janë shumë të thellë, do të thotë se pavarësisht stuhive, bubullimave, vetëtimave dhe erërave, ne nuk do të thyhemi. Nëse rrënjët tona nuk janë këtu, kudo që të jemi dhe çfarëdo që të kemi dhe çfarëdo fuqie përkohësisht dukej se mbartnim brenda nesh, gjithçka është e vogël dhe jetëshkurtër”, ka thënë Patriarku serb