Sporti

Super spektakël sonte në Ligën e Kampionëve, Real Madrid dhe Manchester City përballen në “Santiago Bernabeu”

05/04/2022 09:08
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sot.

Një super ndeshje pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, atje ku Real Madrid dhe Manchester City do të përballen në ndeshjen kthyese, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati i ndeshjes së parë ishte 4 me 3, në një takim që prodhoi spektakël të madh, me skuadrën angleze që ka një avantazh që nuk garanton asgjë.

Megjithatë, Real Madridi synon më patjetër përmbysjen e rezultatit, gjë të cilën nuk e ka bërë asnjëherë më parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Cilado skuadër që del fituese me rezultat të përgjithshëm, do të sigurojë finalen e madhe, atje ku në finale do të takohet me Liverpoolin.

/GazetaBlic Sport/