Lajme

Sipas inteligjencës britanike: Rusia ka vendosur 22 grupe taktike batalionesh pranë Iziumit

05/04/2022 07:59
nga:Astrit Gashi

Ministria britanike e mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi situatën në terren në Ukrainë këtë mëngjes.

Inteligjenca britanike bën të ditur se Rusia ka vendosur 22 grupe taktike batalionesh pranë Izium, në rajonin e Kharkiv të Ukrainës lindore. “Kjo është përpjekje për të avancuar përgjatë boshtit verior të Donbas”, thekson ministria.

“Megjithë përpjekjet për të thyer mbrojtjen e Ukrainës dhe për të krijuar vrull, Rusia ka shumë të ngjarë të synojë të vazhdojë përtej Izium për të kapur qytetet e Kramatorsk dhe Severodonestsk”.

Kjo do të “konsolidonte kontrollin ushtarak rus në Donbasin verilindor”, thotë Ministria e Mbrojtjes.