Skuadra e Liverpoolit ka siguruar finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pas fitores së sotme ndaj Villarrealit.
Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Villarrealit pas golit të Diaz dhe Coquelin, përcjell GazetaBlic Sport.
Golat e skuadrës spanjolle barazuan rezultatin e përgjithshëm në 2-2 dhe rritën presionin tek ekipi anglez, që në pjesën e dytë dolën me një fytyrë krejtësisht tjetër në fushë.
Në pjesën e dytë, Liverpool shënoi tri gola në 12 minuta për të përmbysur gjithçka dhe për të siguruar finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Fabinho, Diaz dhe Mane shënuan golat për ekipin e Jurgen Klopp.
Liverpool në finale do të luajë me fituesin e ndeshjes Real Madrid – Manchester City, që luhet nesër nga ora 21:00 në Santiago Bernabeu.
Ndërkohë, finalja e madhe e Ligës së Kampionëve zhvillohet me 28 maj në Paris.
/GazetaBlic Sport/


