Lajme

Molliqaj: Në emër të lajmeve të rreme po sulmohet e vërteta

05/03/2022 14:16
nga:Astrit Gashi

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas raportimeve se Qeveria e Kosovë ka shpikur pozicionin e “zyrtarit për/kundër fake news”.

“Sot gazetari është aktivist me dy punë të përditshme, që mishërohen: krijimi i përmbajtjes së tregimit që shkruan dhe mbrojtja e tij nga sulmet e pushtetit që na shtrohen si e vërteta e vetme. Çdo gjë jashta saj mund të shihet si përkundër (lexo: e rreme)”, ka shkruar Molliqaj, në një reagim në Facebook.

“Qeveria aktuale ka shpikur pozicionin e “zyrtarit për/kundër fake news”. Kur sukseset mungojnë, duhet kontrolluar sesi flitet për to”.

“Kështu shkruhet versioni zyrtar i historisë, përderisa jashta saj mbesin të vërtetat e saj”.“Liria e shtypit është e drejtë përmes të cilës mund të dallohen konturat e një shoqërie. Mohimi i kësaj të drejte çdo herë është politike, pavarësisht motivit”, ka theksuar kreu i PSD-së.