Ish-kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë, Milovan Drecun, tha se nuk pret përparim nga takimi i nesërm në Berlin mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, nuk pret ndonjë përparim, se paku jo ndonjë të tillë që pritet nga Beogradi, përcjellë GazetaBlic.
Ai përkujtoi se qëndrimi i Gjermanisë është i prerë dhe se që në fillim Gjermania e ka thënë qartë se zgjidhja e vetme për dialogun Beograd-Prishtinë është njohja reciproke mes dy vendeve.
Sipas Drecun, takimi i paralajmëruar do të zhvillohet në një mjedis specifik, i cili është dinamik, i turbullt dhe ekskluziv, kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë. Ai theksoi se ka pasur një nxehtësi në nivelin gjeopolitik mes Perëndimit dhe Rusisë dhe se situata është aq e tensionuar, sa rrezikon të çojë në një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak.
“Është kjo situatë që dikton skenën politike në nivel ndërkombëtar, kështu që ka ndikim edhe ndaj nesh dhe qëndrimit tonë, por ka ndikim edhe në çështjen e Kosovës, gjegjësisht në dialog. Nëse e keni vërejtur, gjatë vizitës së fundit të dekegacionit amerikan në Beograd, zyrtarja amerikane e përfshiu në përballjen gjeopolitike mes perëndimit dhe Rusisë. Ajo tha se ngërçi në dialog shkon në favor të Rusisë dhe se Moska po e shfrytëzon këtë, edhe pse kjo nuk ka fare lidhje me atë që po ndodhë në fushën ndërkombëtare. Megjithatë, dikujt kjo po i shkon për shtati”, tha Drecun.
“Gjermania do të përpiqet të fillojë diçka mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përpjekja sigurisht që do të fokusohet në luftën në Ukrainë, në pozicionin e Serbisë në gjithë këtë, por në radhë të parë në vazhdimin e dialogut. Megjithatë, më duket se kjo gjë është më shumë e përqendruar fnë presionin ndaj Serbisë për të pranuar bisedimet për të ashtuquajturën njohje reciproke”, tha Drecun.
Ai shton se politikanët në Perëndim besojnë se me një zgjidhje të shpejtë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të pushojë së ekzistuari varësia e Serbisë nga mbështetja ruse në OKB për çështjen e Kosovës. Kjo do të hapte rrugën për margjinalizimin e pranisë ruse.
“Qëndrimi i Gjermanisë është i prerë dhe thotë që në fillim se e vetmja zgjidhje për ta është dialogu që Beogradi të njohë shtetin e të Kosovës. Nuk mund të presim përparim me përjashtime të këtilla të mundësive tjera”, tha Drecun.


