Sporti

Tifozët e Manchester United sulmuan tifozët e Brentfordit para ndeshjes

05/03/2022 13:19
nga:Mergim Rreci

Disa tifozë të Manchester dhe Brentford u përfshinë në përleshje përpara takimit të dy skuadrave të hënën mbrëma në “Old Trafford”.

Kjo ishte ndeshja e fundit e United në shtëpi këtë sezon dhe më shumë protesta kundër familjes Glazer, që zotëron klubin, ishin planifikuar për ndeshjen, por përplasja filloi më herët, kur disa tifozë vendas u vërsulën drejt hyrjes së vizitorëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Daily Mail, ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme, me tifozët e United që bërtisnin ofendime të ndryshme ndaj Glazers, gjë që tregon se zhgënjimi ndaj klubit përfundoi duke u drejtuar ndaj mbështetësve të kundërshtarit.