Lajme

Ushtria ukrainase pretendon se ka vrarë 24.200 ushtarë rusë deri më tani

05/03/2022 12:17
nga:Astrit Gashi

Shtabi i Pëgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar të dhënat e fundit me humbjet që u kanë shkaktuar ushtrisë ruse deri më tani.

Sipas ushtrisë ukrainase, 24 mijë e 200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit ndërkaq kanë shkatërruar 1062 tanke të armikut dhe 2567 mjete të tjera artilerie.

Në bazë të këtyre të dhënave, ushtria ukrainase ka rrëzuar 194 aeroplanë luftarakë rusë dhe 155 helikopterë.