Sporti

Kërkohet nga PSG dhe klubet e Premier League, Milani gati t’i trefishojë pagën Leaos

05/03/2022 11:35
nga:Mergim Rreci

Pavarësisht interesimit nga gjigantët e PSG dhe Premier League, Milani dëshiron të zgjasë kontratën e Rafael Leaos dhe së shpejti do të ulet me agjentin e tij Jorge Mendes për të negociuar një marrëveshje të re, pretendojnë raportet në Itali.

Leao është golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon me 13 gola në të gjitha garat, 10 në Serinë A. Marrëveshja e tij aktuale përfundon në 2024, por kuqezinjtë tani janë të gatshëm të zgjasin qëndrimin e tij në San Sir, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas La Gazzetta dello Sport, pronarët e rinj të mundshëm Investcorp duan ta bëjnë atë yllin kryesor për të ardhmen e klubit dhe agjenti i lojtarit Jorge Mendes do të takohet së shpejti me drejtuesit Paolo Maldini dhe Ricky Massara.

Si Maldini ashtu edhe Massara pritet të qëndrojnë në klub pavarësisht marrjes së afërt dhe kuqezinjtë janë gati të trefishojnë pagën e Leaos duke ofruar një marrëveshje të re prej 4.5 milionë euro në vit deri në vitin 2026.

/GazetaBlic Sport/