Lajme

Rexha: Të ndalet gjuha denigruese ndaj mediave në Kosovë

05/03/2022 11:19
nga:Astrit Gashi

Me moton “Mediat nuk janë Armiku”, po shënohet dita ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka mbajtur konferencë për media me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Kryetari i AGK, Xhemail Rexha, ka thënë se në këtë ditë të lirisë së shtypit, kujtojmë të gjithë ata gazetarë që kanë humbur jetën.Madje, ai theksoi se duhet kujtuar qeverive të respektojnë punën e medias.

“Sot jemi për të shënuar ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe është ditë që shënon rëndësinë që kanë mediat e lira kudo në botë. Kujton edhe gjithë ata gazetarë që kanë humbur jetën duke raportuar në vendin e tyre të punës. Tua kujtojmë qeverive të respektojnë punën e medias. Në Kosovë ndër vite ka pasur përpjekje për të kontrolluar mediat. Tema kryesore është që mediat nuk janë armiku. Nder vite gazetarët kanë luajtur rolin primar informimin e publikut. Ajo që presim është njerëzit në pushtet të pranojnë punën e gazetarit. Sjellja ndaj gazetarëve e bënë punën e gazetarit shumë të vështirë. Kur kjo narrativ bëhen e përditshme e bënë të rrezikshme jetën e gazetarëve. Kërkojmë pushteti të ndaloj bojkotimin ndaj mediave”, u shpreh Xhema.