Lajme

Tragjike/ Jetonin me kufoma të vdekurish dhe pa ushqime, qytetarët në Mariupol tregojnë tmerrin e përjetuar

05/03/2022 07:34
nga:G B

Mariupoli prej javësh ka qenë i rrethuar nga forcat ruse.

Qytetarët atje e kishin shumë të vështirë mbijetesën, pasi në qytetin port, ndaloheshin nga forcat armike ndihmat ushqimore dhe ilaçet.

Nga raportimet e para disa ditëve, civilët, qëndronin në bodrume duke jetuar prej ditësh me kufoma njerëzish të vdekur nga etja, uria apo sëmundjet. Disa nga qytetarët kanë mundur të largohen vetëm së fundmi, por kanë treguar për mediat të gjithë tmerret që kanë përjetuar.

Sipas Natalia Roberts, fëmijët kërkonin gjatë gjithë kohës ushqime që mungonin në bodrume dhe për të shuar etjen, sipas saj, pinin ujë shiu.

“Fëmijët kërkonin shumë ushqim, kështu që ne mundoheshim t’i ushqenim para se të flinin. Kështu ata do të ndiheshin më të ngopur”, tha Natalia.

Kujtojmë se qyteti është thuajse i rrafshuar nga bombardimet sistematike ruse. E vetmja pjesë që vazhdon të bëj rezistencë është fabrika e çelikut Azovstal.

Aty ka llogore dhe bunkerë të krijuara, nga ku i përgjigjet sulmeve të kundërshtarëve rusë.