Barcelona nuk do të aktivizojë opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh me Wolverhampton për të siguruar shërbimet e përhershme të Adama Traore.
Anësori ndërkombëtar spanjoll 26-vjeçar mbërriti në Camp Nou janarin e kaluar, në formë huazimi nga skuadra e Bruno Lage, dhe madje pati një fillim të mbarë, nën komandën e Xavi, përcjell GazetaBlic Sport,
Me kalimin e javëve, Traore filloi të humbiste terren në opsionet fillestare dhe, sipas gazetës spanjolle, prioriteti për Xavi dhe Barcelona është rinovimi me Ousmane Dembele, kështu që pagesa e 30 milionë eurove për Adama Traoré është për momentin, krejtësisht jashtë hipotezës.
/GazetaBlic Sport/


