Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka vizituar familjen Qerimi nga Llausha e Skënderajt.
Aty, në janar të këtij viti, burri e kishte vrarë gruan e tij.
“Për Bajram, në familjen Qerimi nga Llausha e Skenderajt, bashkë me Aniten, Adenisin dhe Enisin. I urova suksese në shkollë, shëndet dhe mbarësi”, shkroi Deliu në Facebook, duke publikuar një fotografi me ta.
“Jeta i ka sfiduar që të rriten tani me mungesë të nënës. Por, ata mërzinë dhe mallin janë duke e shndërruar në forcë! Ata gjithmonë do ta kenë mbështetjen time ?”, shtoi Deliu.


