Guvernatori rajonal i Kharkiv-it u ka kërkuar civilëve që të “jenë vigjilentë”, pasi ai paralajmëroi se bombardimet në rajon vazhdojnë të jenë të shumta.
Në një mesazh në mediat sociale, Oleh Synyehubov paralajmëroi banorët e Kharkivit të “qëndrojnë në strehimore” pasi rajoni vazhdon të bombardohet, raporton Sky News, përcjell Gazeta Blic.
“Më lejoni t’ju kujtoj se rreziku i granatimeve në rajonin e Kharkivit është shumë i lartë. Qëndroni në strehimore nëse është e mundur”, ka thënë ai.
“Mos e neglizhoni sigurinë tuaj, mos dilni në rrugë pa nevojë”, shtoi guvernatori.
Synyehubov shtoi se trupat e Kremlinit kishin “ulur intensitetin e bombardimeve” për shkak të përpjekjeve të forcave të armatosura të Ukrainës.
“Edhe në mungesë të alarmit ajror. Jini vigjilentë, së pari siguria”.
Dje, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan dy bombardues ukrainas Su-24m mbi rajonin e Kharkivit.
Ministria tha gjithashtu se forcat e saj goditën armët e furnizuara të Ukrainës nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane./Gazeta Blic/