Lajme

Lavrov: Po edhe sikur Zelensky të jetë hebre, edhe Hitleri “kishte gjak hebre”

05/02/2022 09:11
nga:Astrit Gashi

Duke u përpjekur për të mbrojtur pretendimet për nevojën për të ‘denazifikuar’ Ukrainën, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se “disa nga antisemitët më të këqij janë hebrenjë”.

Lavrov tha se fakti që presidenti i Ukrainës është hebre nuk bie ndesh me pretendimet e Moskës se ajo filloi pushtimin për të “denazifikuar” vendin, duke pretenduar se edhe Hitleri “kishte gjak hebre”.

Në një intervistë me kanalin italian të lajmeve, Zona Bianca, Lavrov u pyet se si Presidenti rus Vladimir Putin mund të pretendon se po përpiqej të “denazifikonte” Ukrainën, kur Volodymyr Zelensky, presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike i vendit, është vetë hebre.

“Pra, çka nëse Zelensky është hebre. Ky fakt nuk mohon ekzistencën e elementeve naziste në Ukrainë. Unë besoj se Hitleri kishte gjithashtu gjak hebre”, tha Lavrov, duke shtuar se “disa nga antisemitët më të këqij janë hebrenjë”.

Teoritë e vazhdueshme konspirative se lideri nazist Adolf Hitler kishte disa prejardhje hebreje, që mund të kenë motivuar antisemitizmin e tij dhe vrasjen e gjashtë milionë hebrenjve, janë hedhur poshtë vazhdimisht nga historianët.