Myftiu Naim Tërnava ka një përcjellë një porosi të rinjtë e Kosovës, të cilëve ju ka bërë thirrje që të mos marrin rrugën e mërgatës e mos largohen nga vendi i tyre.
Ai në Tëvë1 ka thënë se i kanë bërë thirrje Qeverisë që të krijojnë vende të reja të punës.
“Ftoj rininë tonë që të mos marrë rrugën e mërgatës që të mos largohet nga këto troje. Qeverisë i kemi thënë që me një shpejtësi të madhe të krijoj vende të reja të punës në mënyrë që të ruajmë këtë vend sepse zoti na ka krijuar këtu. Marrja e rrugës dhe heqja dorë nga ky vatani, unë e konsideroj edhe mëkat”, ka theksuar Tërnava.


