Lajme

Ushtria ukrainase në kundërofensivë, rikthen nën kontroll disa rajone afër Kharkivit

05/02/2022 00:52
nga:Astrit Gashi

Kreu i administratës ushtarake në Kharkov konfirmoi për BBC se katër vendbanime janë rikthyer nën kontrollin e plotë të forcave ukrainase.

Oleg Sinegubov tha se ushtarët ukrainas rifituan kontrollin e plotë mbi Kutuzovka, Verkhina Rohanka, Slobidsky dhe Prelensky.

“Në Kutuzovka, rreth njëqind njerëz, kryesisht të moshuar dhe fëmijë, jetuan në bodrume të ftohta pa dritë, gaz dhe ushqim për dy muaj,” tha Sinegubov.

“Sot mbrojtësit tanë u pritën me lot”, shtoi ai.

Por ndërsa situata për njerëzit në ato rajone është përmirësuar disi, granatimet kanë vazhduar, tha ai.