Lajme

Ramosaj iu uron qytetarëve festën e Fitër Bajramit

05/01/2022 21:50
nga:Q R

Kryetari i Komunës së Deçanit , Bashkim Ramosaj ka uruar besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit.

Kryetari Ramosaj ka uruar që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet dhe begati në familjet e të gjithë qytetarëve.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, me lutjet që agjërimi dhe lutjet tuaja të janë pranuar, ju uroj festën e Fitër Bajramit!

Uroj që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjen e çdo besimtar.