Lajme

Plagosja në Mramor të Prishtinës, një polic arrestohet si i dyshuar

05/01/2022 18:30
nga:Q R

Dy persona janë plagosur sot në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të Prishtinës.

Klan Kosova jo zyrtarisht mëson se në vendin e ngjarjes është arrestuar një zyrtar policor i komunitetit serb, i cili dyshohet se i ka plagosur dy personat.

Nuk dihet arsyeja që ka çuar deri tek incidenti.

GazetaBlic ka kontaktuar me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.

Do të ju mbajmë të informuar lidhur me rastin.