Skuadra e Milanit ka fituar ndaj Fiorentinas dhe tashmë po mban gjallë shpresat për të fituar titullin e Serie A që i mungon prej 11 vitesh.
Milan ka vuajtur në këtë ndeshje, pasi fitorja erdhi në minutën e 82’të të ballafaqimit, kur shënoi sulmuesi anësor, Rafael Leao, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky gol i portugezit çoi në delir stadiumin “San Siro” dhe tifozët e Milanit anëembanë botës.
Më poshtë mund të gjeni edhe reagimin e Tiziano Crudelit, komentatorit të Milanit, i cili njihet si një nga fansat më të flaktë të Rossonerëve në botë.
Ja festa e tij:


