Sporti

Batatina e uron, por pastaj edhe e thumbon Ballkanin: Ne kemi gabu që jeni bë kampion!

05/01/2022 17:17
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka barazuar në udhëtim ndaj Llapit me rezultatin 1:1.

Ermal Krasniqi shënoi për Ballkanin, kurse Thaqi realizoi autogol për të vulosur rezultatin final 1:1 dhe njëkohësisht për të shtyer festën e titullit kampion për ekipin nga Suhareka, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Batatina theksoi se skuadra e tij meritoi fitoren, dhe mund të ishte kampion nëse nuk do gabonte në fillim të kampionatit.

“Mendoj që bën gabimin në pjesën e parë, pranuam gol herët dhe nuk duhet bërë një gabim i tillë. Pjesa e parë nuk ishte e jona, por në pjesën e dytë e kemi dominuar kundërshtarin në çdo aspekt, po te ishim më të vemendshem mund të fitonim, por treguam karakter, lojë dhe luftë”, tha fillimisht Batatina për Art Sport1.

“Llapi do t’i marrë ndeshjet me vazhdimesi, Ballkanit i uroj titullin. Arbitri nuk u afrua asnjëherë tek VAR’i, kanë qenë dy prekje me dorë. Edhe tek goli i Ballkanit nuk është shikuar VAR’i”.

“I treguam Ballkanit që edhe nëse behesh kampion, nuk mund ta mposhtësh Llapin. Ne kemi gabu pse Ballkani është kampion”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport