Lajme

Asnjë i vdekur dhe 10 raste të reja me virusin korona

05/01/2022 15:00
nga:Q R

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë i vdekur nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë shënuar 10 raste të reja me virusin korona.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë

Njoftimi i plotë

01 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 64 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.221 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 822.041 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 101.605 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Nga 806 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.514.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 431.