Lajme

Prej 60 ditësh në duart e rusëve/ Nga sot Khersoni i pushtuar do të përdorë monedhën rubla

05/01/2022 12:12
nga:G B

Nga sot Khersoni i pushtuar nga forcat ruse do të përdorë lekun rus, rubla, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Britani.

Qyteti në Ukrainën jugore është nën kontrollin rus dhe Ministria e Mbrojtjes thotë se Moska ka kërkuar të legjitimojë kontrollin e saj duke instaluar një administratë pro-ruse.

Ministria e Mbrojtjes shkruan në Twitter: “Rubla ruse do të përdoret në Kherson nga sot”.