Lajme

Kievi mbyll portet e qyteteve të pushtuara

05/01/2022 10:24
nga:G B

Kievi ka paralajmëruar këtë të dielë se do të mbylle portet e qyteteve të pushtuara. Mediat e huaja bëjnë me dije se në ditën e 67-të të luftës, ministri i Jashtëm ukrainas, është shprehur se kjo është e vetmja mënyrë për të rikthyer sovranitetin e Kievit mbi të gjithë territorin.

Ndërkohë në fjalimin e fundit presidenti Zelensky ka deklaruar se Ukraina do të jetë e lirë.

“Ukraina do të jetë e lirë dhe flamuri verdheblu do të kthehet në të gjitha qytetet e pushtuara përkohësisht“.

Gjithashtu Putini do të ishte i gatshëm ta shpallte këtë”luftë totale” në Ukrainë.

Sipas mediave britanike, mund të bëhet më 9 maj gjatë paradës së Ditës së Fitores.

Moska thotë se ka prova për “një sulm vdekjeprurës nga nacionalistët ukrainas në një shkollë dhe kopsht fëmijësh në Kherson”.