Lajme

Nxirret nga deti trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Durrës

05/01/2022 09:52
nga:G B

Një i moshuar është nxjerrë i pajetë nga deti këtë mëngjes në Durrës.

Trupi i pajetë, që është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit, sipas vëzhgimit paraprak, nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas është mbytur në det, njofton policia.

Shtetasi nuk është identifikuar ende, ndërsa policia në përshkrimin e bërë me qëllim identifikimin e tij, thotë se është një burrë rreth moshës 60 vjeç, 170 cm i gjatë, i cili mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë  pjesërisht të rëna.