Lajme

Muaji maj nis me mot të paqëndrueshëm në Shqipëri

05/01/2022 09:51
nga:G B

Dita e parë e muajit maj do të karakterizohet nga vranësira të vazhdueshme, ndërsa në disa vende do të ketë reshje shiu.

Vranësirat do të shtohen gjatë pasdites, duke sjellë reshje shiu në shtrirjen Lindore e pjesërisht në zonat qendrore.

Ndërsa mbrëmja përmirëson gradualisht motin në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.