Me afrimin e sezonit turistik, në zonat bregdetare ka nisur pastrimi i plazheve në Durrës dhe Velipojë.
Ndërhyrja për pastrimin e plazhit të Durrësit bëhet gjatë natës dhe pritet që gjithçka të jetë gati brenda muajit maj.
Edhe në plazhin e Velipojës po kryhet pastrimi për të pritur turistët.
Brezi i rërës do t’i nënshtrohet edhe dezisektimit, me qëllimin për të ofruar një mjedis të pastër për pushuesit.