Lajme

“Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” proteston nesër në Prishtinë

04/30/2022 21:30
nga:Astrit Gashi

Me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” do të protestojë në Prishtinë.

Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social, nga faqja “KMVF”-së.

“Përgatitjet e fundit për protestën e 1 majit. Nesër, punëtore/ë, të papuna/ë, studente/ë, pensioniste/ë, bashkohemi e qëndrojmë bashkë kundër patriarkatit hetero-seksist, kapitalist, racist, ksenofob e transfob dhe ritheksojmë se ndryshimet rrënjësore e çlirimi i përket klasës punëtore”, thuhet tutje në njoftim.