Presidenti amerikan Joseph Biden dëshiron të joshë shkencëtarët kryesorë rusë që të shpërngulen në Shtetet e Bashkuara, shkruan “New York Times”, përcjellë GazetaBlic.
Sipas gazetës, ai i dërgoi një propozim Kongresit për të thjeshtuar procesin e lëshimit të vizave amerikane për shkencëtarët rusë që duan të largohen nga vendi i tyre, pas fillimit të operacionit special rus në Ukrainë.
Siç thuhet, Biden po përpiqet të përshpejtojë ikjen e trurit nga Rusia dhe ta privojë Rusinë prej qytetarëve të saj më të talentuar.
Propozimi i administratës së presidentit amerikan, i cili iu dërgua Kongresit si pjesë e një pakete më të madhe të ndihmës për Ukrainën, do të shfuqizonte kushtin që shkencëtarët që aplikonin për vizë H1-V, që parasheh të kenë një punëdhënës-sponsor për katër vjet. Kjo do të hiqte një nga pengesat më të mëdha për shumë njerëz që duan të transferohen në Shtetet e Bashkuara, thuhet në artikull.
Megjithatë, kjo masë do të jetë e vlefshme vetëm për qytetarët e Rusisë me diplomë master ose doktoraturë në fusha të tilla si inteligjenca artificiale, teknologjia bërthamore ose fizika kuantike.
Sipas zyrtarëve të administratës amerikane, kjo lëvizje do të sillte dobi të dyfishtë – do të dëmtonte Rusinë dhe do të ishte në favor të Amerikës.
Kujtojmë, presidenti amerikan Joe Biden kërkoi nga Kongresi amerikan të miratojë fonde shtesë për ndihmë për Ukrainën në vlerë prej 33 miliardë dollarë. Kongresit i është dërguar edhe një paketë iniciativash për konfiskimin e pasurisë së “oligarkëve rusë”.


