Sporti

Gareth Bale nuk feston titullin me bashkëlojtarët e tij tek Real Madrid

04/30/2022 19:33
nga:Mergim Rreci

Real Madridi festoi këtë të shtunë titullin e 35-të.

Në festimet e bardhezinjve morën pjesë drejtuesit, stafi trajner dhe praktikisht të gjithë lojtarët… me përjashtim të njërit. I lënduar në shpinë dhe i paaftë për të marrë pjesë në lojë, Gareth Bale nuk u paraqit as për të festuar me shokët e tjerë të skuadrës, përcjell GazetaBlic Sport.

Nga ana tjetër, të gjithë ata që u penguan të luanin, qoftë nga dëmtimi apo pezullimi, ishin në fushë në Bernabeu.

Një shenjë e qartë e ndarjes totale mes lojtarit dhe klubit pas një sezoni të shënuar nga shumë episode të padisiplinës nga sulmuesi uellsian.