Real Madridi tashmë edhe zyrtarisht e ka fituar titullin e 35-të në La Liga.
Madrilenët kanë triumfuar me rezultat 4 me 0 ndaj Espanyol, shkruan GazetaBlic Sport.
Tashmë, skuadra e Ancelottit edhe matetmatikisht ka siguruar trofeun më të çmueshëm, madje me një fitore spektakolare në “Santiago Bernabeu”.
Rivali më i madh i madrilenëve, Barcelona, e ka uruar skuadrën e Ancelottit për titullin e fituar.
“Nga FC Barcelona, i shprehim urimet tona Real Madridit për arritjen e titullit të 35-të të Ligës”.
Desde el FC Barcelona, expresamos nuestra felicitación al Real Madrid por la consecución de su 35º título de Liga.
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) April 30, 2022


