Sporti

Real Madridi siguron titullin e 35-të në La Liga, “mbretërit” shkëlqejnë ndaj Espanyol në “Santiago Bernabeu”

04/30/2022 18:13
nga:Mergim Rreci

Real Madridi tashmë edhe zyrtarisht e ka fituar titullin e 35-të në La Liga.

Madrilenët kanë triumfuar me rezultat 4 me 0 ndaj Espanyol, shkruan GazetaBlic Sport.

Tashmë, skuadra e Ancelottit edhe matetmatikisht ka siguruar trofeun më të çmueshëm, madje me një fitore spektakolare në “Santiago Bernabeu”.

Rodrygo shënoi dy herë në këtë takim, kurse Asensio dhe Benzema nga një gol.

Real Madridi tashmë ka 9 tituj më shumë se Barcelona, skuadër kjo që është e dyta në listë, me 26 trofe të fituar.

/GazetaBlic Sport/