Një sipërmarrës ukrainas ka filluar ti shndërrojë mbetjet e një aroplani të rrëzuar luftarak rus në zinxhirë, varëse dhe unaza çelësash, suvenire këto të cilat ai po i shet jashtë vendit.
“Shumë miq më thonë: ‘1000 dollarë? Askush nuk do të paguaj këtë shumë për një copë metali, është çmenduri'”, tha Yuri Visoven, themeluesi i “Drones of Ukraine”, përcjellë GazetaBlic.
“U zgjova në mëngjes dhe pashë në celularin tim që tashmë ishin mbledhur 20-30.000 dollarë dhe njerëzit vazhdimisht më telefonojnë dhe më thonë se duan të dhurojnë më shumë. Ata na thonë se është një ide e mrekullueshme”, shtoi ai.
Aeroplani, mbetjet e të cilit u përdoren për të bërë suvenire është një aeroplan luftarak taktik rus Su-34, i cili u rrëzua nga ushtria ukrainase mbi qytetin Borodyanka, në veriperëndim të Kievit në fillim të marsit, kur forcat ruse u përpoqën të pushtonin qytetin.
Pasi rusët u tërhoqën dhe ridrejtuan pushtimin e tyre në Ukrainën lindore, Visoven pyeti ushtarët ukrainas nëse ai mund të merrte disa nga mbetjet e rrënojave të shpërndara nëpër fusha.
Visoven, i cili punon në marketing, nxjerr copa të zgjatura rrënojash rreth 10 centimetra të gjata nga fragmentet e bykut.
Më pas ai i përpunon me makinë, i lustron dhe printon një mbishkrim me informacione për aeroplanin dhe një mesazh mirënjohjeje për klientin. Secila është e përshtatshme si një unazë çelësi dhe ka një numër serial unik të gdhendur në të.
“E veçanta e kësaj unaze është se ne e bëmë atë nga mbetjet e një avioni të vërtetë rus,” tha ai.
“Kjo është vërtet një dhuratë unike për ata që na kanë ndihmuar”, shtoi ai.


