Lajme

Publikohet raporti i fundit me rastet e reja të Covid-19 në Kosovë

04/30/2022 14:59
nga:Genita C

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se brenda 24 orëve, 21 qytetarët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, raporton GazetaBlic.

Ndërsa janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.495.

Në total numri i rasteve aktive është 440.