Lajme

Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit, nuk i pa shkallët

04/30/2022 13:51
nga:Genita C

Një incident i ka ndodhur ish kryeministrit Sali Berisha teksa është nisur drejt podiumit të Kuvendit Kombëtar të PD për të mbajtur fjalën e tij para delegatëve.

I penguar në shkallët e podiumit, ish-kryeministri ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë për një moment.

Ai është ndihmuar nga një prej bodygardëve të tij ngrihet dhe më pas ka dalë përpara demokratëve të cilët e kanë pritur me ovacione dhe duartrokitje.