Lajme

Daut Haradinaj kujton heroin Ilaz Kodra: Një njeri fjalëpakë, por me vepra të mëdha

04/30/2022 13:46
nga:Genita C

Daut Haradinaj ka kujtuar heroin Ilaz Kodra në 23 vjetorin e rënies së tij. Haradinaj ka thënë se heroi Kodra do të kujtohet gjithmonë si njeri fjalëpakë, por me vepra të mëdha.

“Sot kujtojmë dhe nderojmë njërin ndër strategët dhe nismëtarët e luftës për liri, heroin Ilaz Kodra. Ilazin do ta kujtojmë si një burrë të urtë dhe të vendosur, një njeri që ishte fjalëpakë por me vepra të mëdha. I përjetshëm kujtimi për ty, miku im Ilaz!”, ka shkruar ai në Facebook.