Laura Fazliu ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Xhudistja nga Kosova ka shënuar fitore edhe në çerekfinale, ndaj Renata Zachovas nga Republika e Çekisë.
Laura Fazliu garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, shkruan Gazeta Express.
21-vjeçarja në gjysmëfinale do të përballet me Cristina Cabana nga Spanja.
Xhudistja jonë në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Izraeli, Kerem Primo, kurse në raundin e dytë fitoi ndaj britanikes, Lucy Renshall.
Fitorja e xhudistes?? Laura Fazliut në çerekfinale ndaj Renata Zachovas, dhe rruga drejt medaljes evropiane në Sofia 2022. Laura me tri fitore, u kualifikua në gjysmëfinale??#JudoSofia2022
? EJU pic.twitter.com/eFXh6Ygzcn
— NOC KOSOVO ??? (@NOCKOSOVO) April 30, 2022


