Marcelo ende nuk ka vendosur në lidhje me të ardhmën e tij.
Lojtarit, gjatë kësaj vere i skadon kontrata dhe, nëse nuk rinovon, do të largohet nga “Los Blancos” si lojtar i lirë.
Braziliani po gjen shumë pak minuta te madrilienët gjatë këtij sezoni, duke qëndruar shumicën e kohës në bankën rezervë.
Sipas asaj që bën të ditur ABC_ES, ai nuk po dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu, andaj po e konsideron si mundësi postin e ambasadorit në klub.
Djali i tij, Enzo, është duke luajtur për grupmoshat e klubit, fakt ky që po del të jetë “pengues” në relacion me largimin e Marcelos.


