Sporti

Lajm i keq për Guardiolan – Kyle Walker mund ta ketë humbur sezonin

04/30/2022 08:53
nga:E K

Mbrojtësi i djathtë anglez i Manchester Cityt, Kyle Walker ka pësuar lëndim dhe mund ta ketë humbur pjesën e mbetur të sezonit.

Mediat britanike raportojnë se anglezi mund të mos paraqitet më në këtë sezon për Cityn, shkruan GazetaBlic Sport.

Përpos Walker, edhe mbrojtësi qendror anglez, John Stones ka pësuar lëndim, por shkalla e tij e lëndimit ende nuk dihet.

Guardiola nuk mund të llogarisë në asnjërin nga ta për ndeshjen e sotme ndaj Leeds United që luhet nga ora 18:30.

/GazetaBlic Sport/