Sporti

Kalvin Phillips refuzon një kalim të mundshëm tek Manchester United

04/30/2022 00:04
nga:Mergim Rreci

Kalvin Phillips do të refuzojë çdo ofertë nga Manchester United këtë verë për shkak të besnikërisë ndaj Leeds, sipas Mail.

Djajtë e Kuq besohet se e kanë bërë reprezentuesin anglez një objektiv kyç të transferimit të verës, me një ofertë prej 45 milionë £ (58 milionë dollarë)

Megjithatë, 26-vjeçari mendon se nuk mund t’i tradhtojë tifozët e Leeds duke u transferuar te rivalët e tyre të hidhur, kështu që është i gatshëm të refuzojë çdo ofertë.