Sporti

Giorgio Chiellini shumë pranë largimit nga Juventus, ndryshon kontinent

04/29/2022 22:07
nga:Mergim Rreci

Giorgio Chiellini së shpejti do të vendosë nëse do të vazhdojë me Juventusin apo do të provojë një aventurë të re në MLS.

Qendërmbrojtësi 37-vjeçar italian vendosi të tërhiqej nga kombëtarja italiane pak ditë më parë, pas dështimit të skuadrës për t’u kualifikuar në Botërorin e ardhshëm në Katar. Ky dështim në kualifikim ka prekur masivisht mbrojtësin veteran, i cili tashmë po mendon ndryshimin e planeve, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raporton Calciomercato.com, Chiellini kishte rinovuar kontratën e tij me Juventusin për dy vite verën e kaluar, duke planifikuar ta mbyllte karrierën në Torino, por dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës e ka bërë atë të mendojë për një aventurë të re në Amerikë.

Mbrojtësi italian është i prirur të provojë diçka të re në fund të karrierës së tij, duke ndjekur gjurmët e Lorenzo Insigne, i cili është rrugës për në Toronto FC.

Chiellini ka bërë 22 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke luajtur 1442 minuta aksion.

/GazetaBlic Sport/