Sindikata e Zjarrfikësve “Muharrem Beka” ka njoftuar se zjarrfikësi nga Vushtrria, Iset Lahu, ka nevojë për ndihmë financiare pasi i njëjti ka probleme shëndetësore.
Për t’i dalë në ndihmë Iset Lahut, siç shkruhet në njoftim janë angazhuar AKSP, AME dhe Zjarrfikësit e Kosovës.
“Kolegu ynë nga Vushtrria, i sistemuar ne poziten e instruktorit ne Akademinë e Kosovës për Siguri Publike( AKSP) Iset Lahu, ka probleme shendetesore serioze, i nevojiten mjete financare për shërim, prandaj te gjith jenë angazhuar AKSP, AME dhe Zjarrfikësit e Kosovês që ti dilet në ndihmë, prandaj kërkohet nga sindikata dhe te gjith zjarrfikësit që mbrenda mundèsive ti ndihmohet kolegut, te tregohemi solidar si gjithëherë, ju lutem paraqiteni një listë në stacione te zjarrfikësve, ju faliminderit paraprakisht, me respekt nga Sindikata e zjarrfikësve Muharrem Beka!”, shkruhet në njoftim.


