Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i presë në 4 maj në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiq, ku do të jetë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, i cili do të takohet me Kurtin dhe Vuçiqin në mbrëmje.
Media serbe Danas, ka raportuar se si pasojë e këtij takimi, që do të zhvillohet me 4 maj, presidenti serb Vuçiq ka shtyrë fjalimin e tij drejtuar popullit serb, që ishte paraparë ta mbante sonte. Fjalimin ai do ta mbajë pas takimit me Kurtin.
“Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë vendim që ta shtyjë për shtatë ditë fjalimin e tij drejtuar popullit. Fjalimin do ta mbajë më 6 maj, në ora 18:00”, është thënë në njoftimin e Presidencës Serbe.


