Sporti

Kontrata e re, paga e Klopp nuk ndryshon, përfitojnë asistentët e tij

04/29/2022 20:02
nga:Mergim Rreci

Jurgen Klopp nënshkroi këtë të enjte një kontratë të re me Liverpool-in që do ta mbajë në Anfield deri në vitin 2026.

Është e zakonshme që rinovimi të shoqërohet me rishikim të pagave për ata që firmosin, por në këtë rast rritja shkon për ata që shoqërojnë gjermanin, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Athletic, Jurgen Klopp fiton një pagë vjetore prej 12 milionë eurosh, e cila nuk do të ndryshojë për katër vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, ndihmësit e tij panë një rritje prej 2.3 milionë euro të konfirmuara, e cila do të shpërndahet në mënyrë të barabartë mes të gjithëve.

/GazetaBlic Sport/